Biznesi i vogël, i harruar nga shteti dhe i falimentuar gjatë pandemisë. Është ky konstatimi i kryetarit demokrat Lulzim Basha pas takimit me një biznes të vogël në kryeqytet. Sipas Bashës taksat që mbledh nga biznesi, Rama i ndan me oligarkët dhe jo në ndihmë dhe mbështetje për sipërmarrësit. Ai shprehet se shpenzon të gjithë kohën duke cicëruar gënjeshtra kundër tij, ndërsa ekonomia po falimenton.

“Ndërkohë që Rama shpenzon të gjithë kohën duke cicëruar gënjeshtra kundër meje, ekonomia jonë po falimenton.

Të dhënat krahasimore nga Fondi Monetar Ndërkombëtar dëshmojnë se Shqipëria është ekonomia më e nënfinancuar e Ballkanit Perëndimor.

Për 7 vite rresht Rama e ka shkatërruar ekonominë. Mijëra dyqane dhe njësi shërbimi si biznesi i Artan Muratit po vuajnë rënien e fortë të xhiros. Bizneset e vogla po marrin kredi për të mbajtur hapur derën. Prej muajsh nuk nxjerrin asnjë fitim. Vendet e punës i kanë shkurtuar. Komunitetet rreth tyre janë varfëruar më shumë.

Kanë pritur që qeveria t’i ndihmojë një herë të vetme, siç kanë paguar taksat rregullisht. Por Edi Rama nuk ka kohë për problemet e shqiptarëve që e nxjerrin vetë bukën e familjeve të tyre. Edi Rama nuk ka as para për bizneset që mbajnë me bukë familjet e komuniteteve të tyre. Sepse taksat që mbledh prej tyre, Edi Rama i ndan me miqtë e tij. Kjo është arsyeja pse Rama nuk u jep ndihmë financiare qytetarëve që po vuajnë nga kriza e COVID-it”.

Sipas kreut demokrat kjo gjendje do të dnryshojë me ardhjen e opozitës në pushtet, e cila do të kujdeset për çdo qytetar e biznes.

“Ne do ta ndryshojmë këtë gjendje. Ne do të kujdesemi për biznesin, do të kujdesemi për të vetëpunësuarit, do të kujdesemi për të gjithë qytetarët dhe do të japim ndihmë financiare për çdo qytetar. Ne do të sjellim shpresë për Shqipërinë”, shtoi më tej Basha.

/a2news.com

Leave your vote

Comments

0 comments

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here