Konkretizohet fantazia e Harry Poter

Fluturimi mbi një fshesë i personazhit të famshëm të Harry Poter ka zgjuar fantazinë e 2 shpikësve brazilianë për të prodhuar këtë mjet lëvizës të ngjashëm me të.

Duke kërkuar një mënyrë për të shmangur trafikun mbytës të rrugëve të San Paulos ata kanë shpikur këtë mënyrë të re për të arritur në destinacionin e kërkuar.

39-vjecari Vinícius Sanctus dhe Alessandro Russo, 28 vjeç kanë vendosur të provojnë tashmë në rrugë këtë mjet të ulur mbi një fshesë që vihet në lëvizje nga rrotë e vetme.

Për të manovruar mjafton të përkulesh në drejtimin që dëshiron. Fshesa elektrike mund të arrijë një shpejtësi maksimale deri në 60 kilometra në orë dhe sipas shpikësve është mjaft e dobishme për jetën në qytet.

Për momentin ato janë të kufizuara vetëm për përdorim personal, por ideatorët kanë në plan që ta nxjerrin në tre me një çmim deri në 743 dollarë secila. Dëshira është masivizimi i kësaj mënyre të lëvizjes si një mënyrë edhe për të ulur ndotjen në qytete.

Tv Klan

Leave your vote

Comments

0 comments

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here