Rama: Situata në spitale, nën kontroll

Akuzave të opozitës për rënien në kolaps të shëndetësisë, Kryeministri Rama iu kundërpërgjigj nga foltorja e Kuvendit, duke garantuar se Shqipëria është ende larg ezaurimit të kapaciteteve në tre spitalet Covid. Rama siguroi se në nuk ka mungesë të barnave, si dhe protokollet mjekësore të kurimit të të prekurve me Covid-19 janë të njëjta me ato të vendeve perëndimore.

Sa për vaksinimin falas të popullatës, garantoi se qeveria po bën gjithçka që edhe Shqipëria ta përfitojë atë sa më parë. Për këtë arsye tha se kishte lobuar me homologët e tij të vendeve perëndimore, mes të cilëve edhe kancelarin e Austrisë.

Qytetarët i ftoi të mos bien pre e mjekëve spekulantë, për  të shmangur faturat tejet të majme të trajtimit jo të duhur.

Ekipit të mjekëve epidemiologë tha se u beson, aq sa për kuruar në Shqipëri edhe familjarë të tij te prekur nga Covid, duke hedhur poshtë çdo aludim se ministrat e qeverisë trajtohen në spitalet e Turqisë.

Për situatën, tha Kryeministri, është parashikuar edhe rritje e buxhetit për shëndetësinë dhe familjet në nevoje.

Shtesa në portofolin e shëndetësisë dhe dyfishimi i ndihmës ekonomike janë pjesë e buxhetit të vitit 2021, i cili u miratua me 84 vota pro, 14 kundër dhe 1 abstenim.

Tv Klan

Leave your vote

Comments

0 comments

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here