Kancelari austriak Sebastian Kurz njofton se ka zhvilluar një takim me kryeministrin shqiptar Edi Rama.

Kurz bën me dije se ata me anë të një takimi online, kanë biseduar mbi luftën e përbashkët kundër terrorizmit dhe ekstremizmit, pandeminë COVID-19 dhe për procesin e negociatave për antarësim të Shqipërisë me Bashkimin Evropian.

“Sapo zhvillova një videokonferencë të mirë me kryeministrin e Shqipërisë dhe kryetarin e përgjithshëm të OSCE, Edi Rama, mbi luftën e përbashkët kundër terrorizmit dhe ekstremizmit, pandeminë COVID-19 dhe mbështetjen tonë për procesin e pranimit të Shqipërisë në BE”, ka shkruar Kurz në Twitter.

Po ashtu, ai ka thënë se, “BE-ja do të jetë e plotë vetëm kur të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor t’i bashkohen asaj”.

/Telegrafi/

Leave your vote

Comments

0 comments

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here