Edhe në sfidën ndaj Sllovenisë, në mungesë të trajnerit Bernard Challandes, i cili është i prekur nga COVID-19, Kosova u drejtua nga Muharrem Sahiti.

Zëvendësi i Challandes për Supersport analizoi sfidën, duke nënvizuar se arbitri ndikoi ndjeshëm në rezultatin përfundimtar, që ishte 2-1 në favor të sllovenëve.

“Nëse i analizon rrethanat, neve na ka penalizuar shumë pandemia, por do të dalim prej kësaj situate. Jemi shumë të kënaqur me reagimin e lojtarëve, sidomos pas ndeshjes me Shqipërinë dhe kjo për ne është shumë e rëndësishme.

Penalltinë me shumë dëshirë do ta shikoj, pasi nuk e kam parë. Është edhe rasti i minutës së nëntë, dy raste që ndikuan në lojë.

Kemi punuar shumë në aspektin psikologjik për të kthyer vetëbesimin. Edhe në këtë ndeshje kemi pasur shumë mungesa, kemi punuar shumë në aspektin psikologjik. Jam shumë i zhgënjyer që së paku nuk u shpërblyem me një pikë, por jam shumë i kënaqur me paraqitjen e futbollistëve. Vetëbesimi për të ardhmen na rritet falë këtyre lojërave të mira”, përfundoi Sahiti.

© SYRI.net

Leave your vote

Comments

0 comments

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here