Komuna e Ulqinit e sidomos Ana e Malit po kalojnë momente dramatike si pasojë e gjendjes epidemiologjie shkaktuar nga koronavirusi. Lajmërimet për vdekje për çdo ditë janë të shumta duke bërë që mediat sociale, sidomos facebook-u, të kthehet në një hapsirë të frikshme.

Rastet e shumta të vdekjeve e sidomos rastet e personave në moshë  të re që nuk kanë mundur ta përballojnë infektimin me koronavirus ka bërë që në qytetin tonë temë e vetme është kjo kohë e ligë që po kalojmë të gjithë. Përveç moshës së re të të ndjerëve, ajo që bie në sy është përqindja e lartë e vdekshmërise për qytetin tonë, shkruan Ulqini Online.

Nga të dhënat, të datës 15.11.2020, marrë nga faqja në internet e Institutit të Shëndetit Publik të Malit të Zi kemi analizuar numrin e të shëruarëve dhe të vdekurëve dhe përqindjet e vdekjeve në këto shifra. Nga ajo që bie në sy rezulton se përqindja e vdekjeve në Komunën e Ulqinit është shumë e lartë, 5,50%, apo më shumë se dy herë më a lartë se kjo përqindje në nivel shteti. Në nivel të Malit të Zi kjo shifër është 2,19%.

Shifra më të larta të vdekjeve kanë Gucia me 10,81%, Plava 7,75% dhe Bijelo Pole 5,88%.

Këto shifra të larta për qytetin e Ulqinit dhe vdekjet të ndodhura kryesisht në spitalin e Tivarit ka bërë që një numër i madh i qytetarëve kanë frigë të paraqiten te mjeku.  Por, qytetarët duhet ta dinë se e vetmja mënyrë për tu shëruar nga ky virus i pabesë është që me simptomat e parë të lajmërohen mënjeherë për mjekim te mjeku.

Tabela e Institutit të Shëndetit Publik të Malit të Zi e datës 15.11.2020.

KomunaTë infektuarit aktivTë shëruarTe vdekur
Podgoricë4522619568
Nikshiq810302940
Bijelo Pole68781751
Tivar38456730
Cetinë37043012
Berane335121733
Budva3226687
Herceg Novi32025510
Ulqin29644726
Kotor24849110
Tivat22017610
Plevla20671822
Danillovgrad1582942
Mojkovac149633
Rozhajë11095223
Kolashin86854
Tuzi451194
Plavë4013111
Andrijevica391925
Petnjica26341
Zhablak121346
Shavnik730
Guci4334
Pluzhinë4210
Gjithsej940017071382

/ulqinionline

Leave your vote

Comments

0 comments

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here