Nga sot hyn në fuqi dekreti i ndalimit të dënimit fizik për fëmijët.

Nga sot në Skoci prindërve u ndalohet të qëllojnë me shuplakë fëmijët e tyre apo çdo fëmijë tjetër, pas ligjit që heq të drejtën edhe për atë që më parë njihej si “dënimi i arsyeshëm”, për bijtë ose bijat.

Mediat britanike thonë se Uellsi do të ndjekë shpejt shembullin e Skocisë duke aprovuar masën në 2022.

Një zëdhënës i qeverisë skoceze në Edinburg tha: “Kjo do të thotë se të gjitha format e dënimit trupor në lidhje me fëmijët e familjes, janë ilegale tashmë në Skoci pasi fëmijët do të kenë të njëjtën mbrojtje si të rriturit në lidhje me agresionet.”

Ndryshimi i ligjit i aplikohet të gjitha formave të ‘disiplinimit’ fizik pas 7 nëntorit.

Deri sot ligji në Skoci parashikonte që prindërit mund të përdornin si justifikim “dënimin e arsyeshëm” për ndëshkimet ndaj të vegjëlve.

Masa e ndalimit të çdo dënimi trupor u miratua një vit më parë në parlament me 84 vota pro dhe 29 kundër, pas propozimit të ligjit nga John Finnie, një ish-zyrtar i policisë i kthyer në politikan.

Ministrja skoceze për fëmijët Maree Todd tha se ishte krenare që Skocia ishte e para në Mbretërinë e Bashkuar që nxirrte ligj të mbrojtjes së fëmijëve, duke i bërë ata të njëjtë me të rriturit.

“Sot në Skocinë moderne nuk më vend për këto norma të papërshtatshme. Të godasësh një fëmijë nuk është kurrë e arsyeshme”, tha ajo.

Leave your vote

Comments

0 comments

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here