humë po taktizohet me masat, mund të merren edhe masa më të lehta derisa të kërcënohet kapaciteti i sistemit shëndetësor, dhe kriteri për këtë është numri i pacientëve të shtruar në spital. Si dhe stafin shëndetësor në dispozicion. Nëse situata epidemiologjike përshkallëzohet, duhet të futen masat më të rrepta. Por jo mbyllje afatgjata, por afatshkurtra për disa fundjavë radhazi. “Karantina” e zgjatur do të shkaktonte më shumë dëme sesa corona, thotë epidemiologu Dragan Danilovski në një intervistë për “Standard”.

I pyetur nëse vaksinimi kundër Covid-19 duhet të jetë i detyrueshëm, Danailovski tha se nuk duhet të jetë i detyrueshëm, por është më e këshillueshme që të vaksinohen grupet në rrezik.

“Duhet rekomanduar për njerëzit mbi 65 vjeç, të sëmurët kronikë, gratë shtatzëna dhe të trashë. Ato së pari duhet të vaksinohen. Qytetarët e tjerë duhet të vaksinohen me dëshirën e tyre, por vetëm pas grupeve që janë në rrezik. Kujtoj se, me një shkallë të tillë të infektimit të popullatës, pyes veten nëse do të kemi nevojë për një vaksinë, atëherë kur ne do vijmë në radhë, mendoj diku në mes të vitit të ardhshëm”, mendon Danilovski.

Lidhur me numrin në rritje të personave të infektuar dhe të vdekur nga Covid, mjeku tregon se shumë qytetarë e injorojnë virusin dhe vazhdojnë me zakonet e vjetra të shoqërimit intensiv.

Leave your vote

Comments

0 comments

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here