Foto: Ilustrim

Banka Qendrore e Kosovës ka treguar gjatë ditës së djeshme se rënia ekonomike këtë vit do të jetë 7.2 për qind. Si shkak i kësaj, sipas ekspertëve do t’i lë pa punë rreth 15 mijë persona, por përmendin edhe disa gjëra pozitive.

Këtë vit rënia ekonomike sipas Bankës Qendrore të Kosovës do të jetë 7.2 për qind. Kështu, sipas profesorit universitar, Sejdi Rexhepi, rreth 8 mijë persona pritet të mbesin pa punë.

“Realisht kemi deklarime të ndryshme, shpeshherë me të dhëna jozyrtare dhe të tilla do të thotë më shumë shpërndajnë pesimizëm që është i dëmshëm në këtë periudhë. Po të bëjmë njw analizë të të dhënave siç ishin publikuar nga Ministria e Financave lidhur me përkrahjen për biznese, ku në sektorin privat janë diku rreth 206 mijë të punësuar sipas të dhënave të fundit, atëherë del se nëse është ky qëndrim teorik, atëherë dikur rreth 8,500 punëtorë gjatë kësaj periudhe do të mbesin pa punë”, deklaroi Sejdi Rexhepi.

Sipas Rexhepit, nëse këtij numri i shtohen edhe personat që punojnë në ekonominë joformale, atëherë numri i të papunëve do të shkojë në 15 mijë.

Megjithatë, ai tregon se më shumë se 6 mijë biznese të reja u hapën këtë vit në muajt e pandemisë.

“Merre me mend në situatë të pandemisë, në tre mujorin e parë, dytë dhe tretë janë regjistruar mesatarisht nga dy mijë biznese të reja, diku rreth 6 mijë e 300 biznese të reja janë që janë regjistruar në tre tre mujorët e kaluar”, shtoi më tej Sejdi Rexhepi, përcjell Telegrafi.

Sipas drejtorit të llogarive kombëtare në Agjencinë e Statistikave të Kosovës, Fatmir Morina, ndërtimtaria u dëmtua më së shumti në këtë periudhë.

“Ndërtimi ka -48.8%, Tregtia, Transporti, Akomodimi dhe shërbimet ushqimore me 24.4%, aktivitetet profesionale dhe administrative me -16.39%”

Në prezantimin e raportit, guvernatori i BQK-së, Fehmi Mehmeti, ka thënë se sektori bankar është stabil. 

/Telegrafi/

Leave your vote

Comments

0 comments

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here