Kryeministri Rama sulmoi sot ish-deputetin Luan Baçi pse ky i fundit publikoi pamje nga një poliklinikë në Fier ku qytetarët mbanin radhë të gjata.

Në një përgjigje ndaj Rama, Luan Baçi e fton kryeministrin Rama të shkojnë bashkë dhe të shikojnë nga afër radhët për analizat në Fier.

‘Edi Rama sa herë vjen në Fier, është me aluçinacione, mendon se ja kam fajin unë, që e ka stuatën jashtë kontrollit dhe duke qenë se i duket vetja batutaxhi dhe gjetës epitetesh, merret me mua.

Në vend që të investojë dhe të mos lërë njerëzit të presin në radhë për një analizë, në vend që të mos i çojë lekët në koncesione korruptive, Edi Rama e kalon kohën me sulme politke ndaj çdokujt që rrëzon propagandën e tij kriminale.

Është tradhti e madhe ndaj qytetarëve që një kryeministër të sulmojë një kundërshtar politik, siç bëri sot me mua, për faktin e vetëm se u dhashë zë qytetarëve nga radhët e gjata në pritje të analizave.

E sfidoj Edi Ramën të shkojmë të shohim radhët,  dhe çdo gje tjetër që ecën vetëm mbrapsht, pa njoftuar më parë vartësit e tij.

Edi Rama! Ky është shteti prej letre që ke ndërtuar këto 8 vjet.

 Të shembet para syve, sapo heq kamerën tënde të propagandës.

Këtë shtet prej letre do ta rrëzojmë më 25 prill me të gjithë fierakët dhe shqiptarët që duan një shërbim shëndetësor normal dhe duan ndryshimin.’

https://video.syri.net/embed/gh7i1pZzsv7ZLSP

© SYRI.net

Leave your vote

Comments

0 comments

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here