Analisti dhe shkrimtari i njohur, Kim Mehmeti, gjatë një interviste për Juli Krisafin në SYRI TV, komentoi vendimin e PS-së për të ngritur një komision hetimor për krimet e luftës në Kosovës.

Ai tha se Rama e ka përdorur Kosovën vazhdimisht kur ka pasur nevojë. Sipas tij, Rama është vëlla me njeriun që ka ngritur karrierën me gjakun e shqiptarëve.

Sipas tij, Rama pranoi Aleksandar Vuçiçin si burrë shteti në Tiranë, kur këtë gjë nuk e bëjnë as boshnjakët dhe as kroatët.

“PS dhe Rilindja ka filluar ta përdorë Kosovën si gomë rezervë. Sa herë që makina i bllokohet Piktorit në Tiranë, ai bën si atdhetar. Nuk ka pasur kurrë në shqiptarinë një njeri si Piktori që është tallur me mbarë shqiptarinë . Këtu nuk kam asnjë përfitim me këto që them, madje kam humbje. Por të gjitha humbjet e mia nuk janë asgjë në krahasim me humbjet që pëson populli duke e pasur drejtues,” tha ai.

I pyetur për komentet e Gramoz Ruçit, që tha se është krenar për Edi Ramën, Mehmeti tha: “Çdo njeri është krenar me atë që është si vetvetja. Piktorin e ka zgjedhur dhe e mban dikush, e mbajnë këta që janë krenar me të. Mendoj se nuk bëhet fjalë për kurrfarë krenarie, por për njerëz që e fshehin fytyrën e vërtetë. Mos harrojmë se kishte shumë njerëz që ishin krenarë me Enver Hoxhën”.

© SYRI.net

Leave your vote

Comments

0 comments

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here