Edhe Komuna e Pejës është futur nga sonte në orën policore në bazë të vendimit të qeverisë.

Toger Fadil Gashi, zëdhënës i Drejtorisë Rajonale të Policisë së Pejës ka thënë për RTV Dukagjinin se janë marrë të gjitha masat që të respektohen vendimet e shtetit.

“Kemi staf të mjaftueshëm në të gjitha pikat e qytetit si dhe hyrje-dalje. Nga ora 19:00 patrullat janë në detyre dhe po zbatojnë masat”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Gashi thotë se në këtë fillim janë të kënaqur që qytetarët po respektojnë vendimet e qeverisë për ndalimin e lirisë së lëvizjes në kohët e caktuara.

Togeri thotë se përjashtim në këto kufizime kanë rastet emergjente.

“Shtabet emergjente janë formuar dhe të gjithë ata qytetarë që kanë nevojë për udhëtim mund të lajmërohen aty dhe të kryejnë punët emergjente”, shtoi më tej Fadil Gashi

./Telegrafi/

Leave your vote

Comments

0 comments

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here