Në qytetin japonez të Takikawa, dy “Ujqër përbindësh” janë vendosur strategjikisht në disa vende.

Këta janë robotë dhe janë vendosur për të trembur arinjtë që janë një rrezik për banorët e këtij qyteti, transmeton Telegrafi.

Sipas mediave lokale në ishullin Hokkaido, arinjtë mund të shihen gjithnjë e më shpesh pranë qyteteve dhe fshatrave dhe disa dhjetëra sulme janë regjistruar tashmë, dy prej të cilave ishin fatale.

‘Ujqërit’ gjigantë robotë (fjalë për fjalë quhen ‘Ujku përbindësh’, i bërë nga Ohta Seiki) duken kryesisht si kafshë të vërteta, vetëm se ata janë, natyrisht, shumë më të mëdhenj dhe kanë sy të kuq të ndezur.

Nëse vëren lëvizjen në mjedis, ky robot lëshon një tingull që i ngjan ulëritjes së një ujku të vërtetë.

/Telegrafi/

Leave your vote

Comments

0 comments

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here