Coronavirusi vazhdon të merr jetë në Shqipëri.

Virusi sot iu ka marrë jetën edhe dy vëllezërve të familjes Osmani brenda pak orësh.

Njoftimin e bëri Afrim Osmani, profesor në Fakultetin e Ekonomisë të Universitetit të Tiranës.

“Covid me mori vëllain. Më dhemb shpirti. Rregulli e do qe te shkoj ne banesën e fundit sipas protokollit te zi te Covid. I mirekuptoj të gjithë” ka shkruar profesori.

Por dhembja nuk merr fund këtu për familjen Osmani.

Afrimi pak orë më pas në një postim tjetër shkruan se virusi i mori jetën edhe vëllait tjetër.

“Covid e mori edhe vëllain tjetër Arjanin. Tmerr pa fund”, shkroi Afrimi në Facebook.

Si në shumicën e vendeve të Ballkanit edhe në Shqipëri javët e fundit kanë qenë mjaft të rënda sa i përket numrit të viktimave të shënuara nga coronavirus.

/Telegrafi/

Leave your vote

Comments

0 comments

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here