Ushtruesja e detyrës së presidentit të vendit dhe kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar ndaj kërcënimit të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq për një konflikt me Kosovën, të ngjashëm me atë në Nagorno-Karabak.

Osmani ka kërkuar nga Bashkimi Evropian dhe NATO që t’i përgjigjen këtij kërcënimi.

“Pres që Bashkimi Evropian dhe NATO t’i përgjigjen këtij kërcënimi për luftë të dhunshme, të bërë nga Vuçiqi”, shkruan Osmani në Twitter.

Ndryshe, presidenti i Serbisë paralajmëroi sot se nëse nuk arrihet një kompromis me Kosovën përmes bisedimeve të ndërmjetësuara nga BE, atëherë konflikti “i ngrirë” mund të “shkrihet” në të ardhmen duke treguar llojin e konfliktit midis Armenisë dhe Azerbajxhanit.

Kështu, siç raportojnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, Aleksandar Vuçiq është zotuar se çfarëdo që të ndodhë me bisedimet në Bruksel, Beogradi do të vazhdojë të forcojë veten ekonomikisht dhe ushtarakisht për të siç tha ai “të mbrojë vendin në çdo moment nga çdo agresor i mundshëm”.

“Për mua, është e rëndësishme t’ju them se konflikti në Nagorno-Karabak tregoi se si një konflikt i ngrirë mund të përshkallëzohet në një katastrofë të vërtetë”, thotë Vuçiq.

“Njëra prej tyre është që ne nuk duhet t’ua lëmë fëmijëve tanë një konflikt të ngrirë. Kompromisi nuk do të thotë që ne do ta arrijmë atë, duhen dy anë”, thotë ai.

Siç deklaron ai më tej, bota, përveç deklaratave, nuk është e gatshme të reagojë, dhe çfarëdo që të ndodhë – në fund të fundit ju duhet të mbështeteni në forcën tuaj.

“Kjo është arsyeja pse Serbia do të vazhdojë të forcohet ekonomikisht dhe ushtarakisht”, citohet të ketë thënë Vuçiq.

 /Telegrafi/

Leave your vote

Comments

0 comments

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here