Ushtarët italianë të Komandës Rajonale të KFOR-it Perëndim azhurnuan gjeneratorin mjekësor të oksigjenit në spitalin rajonal të Prizrenit.

Hapësira shëndetësore u shërben mbi 240,000 qytetarëve në një komunë ndër më të goditurat nga COVID-19 dhe impianti i ri do të rrisë në mënyrë të dukshme aftësitë e trajtimit për pacientët me coronavirus falë kapacitetit të tij prej 18 metër kub/orë.

Projekti u financua nga Ministria e Mbrojtjes e Italisë dhe u zbatua nga regjimenti i pestë i artilerisë “Superga” i Ushtrisë italiane.

KFOR-i po kontribuon në përgjigjen lokale ndaj COVID-19 përmes dhurimit të pajisjeve të mbrojtjes personale dhe duke lehtësuar shpërndarjen e ndihmës nga vendet aleate dhe partnere të NATO-s.

/telegrafi/

Leave your vote

Comments

0 comments

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here