Vendimet e së premtes dërgojnë  vendin drejt kolapsit socio ekonomik.

Mos harroni se nga 13 marsi deri tash apo gjatë pandemisë  ka ndodhur rritje e madhe e papunësisë me 79 mijë e 863 të papunë.

Rreth 27 mijë të rinjë nga 25 deri në 39 vjet kërkojnë punë.

2 mijë e 768 janë me studime themelore  ose bachelor.

267 të papunë janë  me studime pasdiplomike apo master.

Nga ky vendim pritet të ketë edhe rritje të pakënaqësisë  jo vetëm të qytetarëve, por edhe të bizneseve të cilat sakatohen.

E vendimet e tilla zakonisht mirëpriten nga punonjësit e  institucioneve publike e të cilët shumë prej tyre thonë “Zot zgate”.

Pasojat  e këtyre vendimeve do ti përjetojmë më vonë e për të cilat do të pendohen thuajse të gjithë e pse jo edhe të japin përgjegjësi.

Të rikujtojmë se nga 1 marsi deri më 30 shtator 2020 kanë ndodhur 6 mijë e 367 vdekje, apo 743 vdekje janë më shumë sesa në të njejtën periudhë të vitit paraprak.

Pra nga 13 mars i këtij viti deri tash kanë humbur jetën nga virusi korona 732 persona.

Pra të vdekurit kanë pasur edhe sëmundje të tjera shoqëruese si diabet, hiper tansion, probleme kardiake, sëmundje obstruktive të rrugëve të frymëmarrjes, insuficienca të ndryshme etjera.

© SYRI.net

Leave your vote

Comments

0 comments

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here