Kosova ka raportuar një numër rekord të infektimeve ditore që nga fillimi i pandemisë së koronavirust dhe së bashku me këtë informacion autoritete kanë marrë masa të tjera parandaluese.

Në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR pas testimit 1827 të personave të dyshuar me virus janë konfirmuar 728 raste dhe 12 viktima.

Autoritete kanë apeluar të respektohen masat sepse pandemia mundet të kolapsoi sistemin shëndetësor të vendit.

“Apelojmë te qytetarët, institucionet publike e private, bizneset, gastronomia, që në mënyrë strikte të respektojnë distancën fizike, përdorimin e maskave, dezinfektimin dhe ajrosjen e lokaleve, duke pamundësuar përhapjen eventuale të infeksionit dhe shmangien e përhapjes në hapësirat e mbyllura.

Burimet e infeksionit janë të shpërndara në institucione publike, private, agjensi, shkolla e amvisëri të cilët kanë mund të infektohen kudo prej vendit të punës në institucione publike e private, gastronomisë, super-marketeve, ku pjesa dërmuese shihen pa maska në vende të punës.” Thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë

© SYRI.net

Leave your vote

Comments

0 comments

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here