“Basha dizinformon kur thotë se spitalet janë në kolaps”

Akuzave të Lulzim Bashës për gjendjen e kolapsit në spitale, Kryeministri Rama iu përgjigj me pamje nga mjediset e brendshme të spitalit Covid 3. Sipas Ramës rritja e shifrave të pandemisë po ndodh në të gjithë botën, por opozita shqiptare është e vetmja që përhap panik.

“Është fatkeqësi e madhe që ndërkohë që numrat rriten si kudo në planet, nga Gjermania e Franca deri në fund të botës, si askund në botë opozita shpif, akuzon, përhap panik e nxit çorodit, duke përbuzur dhimbjet e të prekurve, sakrificat e bluzave të bardha, faktet e sfidat e kësaj kohe kaq të vështirë për njerëzit në Shqipëri e në mbarë botën”.

Sipas Ramës, po e njëjta gjendje me shtretër dhe ekip mjekësor gati është dhe në Covid 4, dhe në gatishmëri janë edhe strukturat rajonale pasi situata është e vështirë.

“Kjo është padiskutim një situatë e vështirë, po ku nuk është? Por kjo vështirësi nuk kalohet me akuza, sharje, shpifje e sajesa, po me përpjekje të mëdha dhe solidaritet të madh! Lulëzim Basha, Ilir Meta, Monika Kryemadhi dhe Sali Berisha, ëndërrojnë pikërisht ato që thonë, kolapsin e spitaleve, dergjjen në dysheme të njerëzve, katastrofën totale, por përsëri do të zhgënjehen e do të ndëshkohen nga populli”.

Në mesazhin e tij të përcjellë në rrjete sociale, kreu i qeverisë shpreh besimin se si e gjithë bota dhe Shqipëria do ta fitojë këtë sfidë por duhet besim, durim, kurajo dhe solidaritet.

Tv Klan

Leave your vote

Comments

0 comments

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here