Shefja e ISHP, Silva Bino ka zbuluar vendimin e Komitetit të Ekspertëve për të bërë ndarjen e qyteteve sipas rritjeve të rasteve në zonën e kuqe, portokalli dhe të verdhë. Në konferencën për mediat, Bino u shpreh:

“Në lidhje me përhapjen në vend, e kemi ndarë hartën e Shqipërisë në 3 zona që janë e kuqe, portokalli dhe e verdhë. Kjo është në bazë të incidencës dy javore, që është nga 195-414 të gjitha janë zona të kuqe dhe në dy javët e fundit kemi

Fierin, Gjirokastrën, Gramshin, Kavajën, Korcën, Mallakastrën, Mirditën, Përmetin, Pukën, Sarandën, Tepelenën, Tiranën dhe Tropojën. Këto janë zona që kanë një incidencë më të lartë.

Zonat me portokalli kanë incidencë më të ulët nga 58-195 raste për 100 mijë banorë dhe këtu kemi:

Beratin, Devollin, Durrësin, Elbasanin, Kolonjën, Kucovën, Kukësin, Kurbinin, Lezhën, Librazhdin, Lushnjen, Peqinin, Pogradecin, Sk raparin, Shkodrën dhe Vlorën.

Pastaj kemi zona të cilat kanë shumë pak raste që shkojnë deri në 58 përe 100 mijë banorë të cilat janë të gjitha bashkitë e tjera. Ajo cka kemi parë në dy javëshin e fundit, kemi parë një rritje të incidencës. Gjithashtu kemi dhe rritje të numrit të rasteve. Natyrisht edhe përllogaritja e R-së ësht ënjë element që tregon se kemi rritje në fundin e muajit tetor dhe shkon në 1.3 duke e krahasuar në shtator ku kishim ulje në 0.9.”

© SYRI.net

Leave your vote

Comments

0 comments

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here