Një zyre e kompanive të sigurimit në Prishtinë është përfshirë nga zjarri mëngjesin e sotëm.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti tha për Telegrafin se nga ky incident i zjarrit nuk raportohet për persona të lënduar.

“Rreth orës 10:00 e kemi pranuar informatën për një incident zjarri në një objekt (zyrë) në rrugën ‘Luan Haradinaj’ në Prishtinë. Nuk raportohet për persona të lënduar. Zjarrfikësit dhe policia menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes”, tha ajo.

Ahmeti shtoi më tej se zjarri është lokalizuar dhe se me rast po merren njësitet kompetente.

Telegrafi/

Leave your vote

Comments

0 comments

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here