Një peron është gjetur pa shenja jete pasditen e sotme në Prishtinë.

Policia ishte informuar për një të alivanosur në rrugën “Uran Ajeti” në lagjen Mati, por më pas është konfirmuar vdekja e tij.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Prishtinës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth 15:00 kemi pranuar informatën për një person të alivanosur rrugën ‘Uran Ajeti’ në lagjen Mati në Prishtinë. Njësitet policore dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendngjarje ku edhe është konstatuar vdekja e personit. Hetuesit policorë, në koordinim me prokurorinë përkatëse, janë duke punuar për të sqaruar të gjitha rrethanat që lidhen me rastin”, tha Ahmeti.

/Telegrafi/

Leave your vote

Comments

0 comments

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here