Drejtuesi i Lëvizjes Qytetare, URA, Dritan Abazoviq, është infektuar me coronavirusin.

Këtë vet e ka bërë të ditur politikani shqiptar përmes llogarisë personale në Twitter.

“Pas testimit parandalues që bëra, doli se isha pozitiv ndaj coronavirusit. Ndihem mirë, jam në vet-izolim dhe shpresoj se së shpejti do të jem në gjendje të kthehem në detyrimet e mia të rregullta. Kujdesuni për veten dhe të dashurit tuaj, vendosni një maskë dhe mbani distancën”, shkroi ai në Twitter, transmeton Telegrafi.

Theksojmë se në 24 orët e fundit, Mali i Zi ka raportua 426 raste të reja të infektimit me virus.

Gjithashtu është bërë e ditur se tri persona kanë ndërruar jetë, të cilët kishin edhe sëmundje të tjera.

Që nga fillimi i vitit, numri i përgjithshëm i rasteve të regjistruara të infeksionit me virus është 22,805.

Numri i përgjithshëm i vdekjeve në lidhje me infeksionin që nga fillimi i qershorit është 328, dhe që nga fillimi i vitit 337. 

/Telegrafi/

Leave your vote

Comments

0 comments

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here