Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, ishte i pranishëm ditën e sotme në Shqipëri së bashku me anëtarët e Komitetit Ekzekutiv, në një vizitë speciale te zyrat e reja të FSHF-së si dhe te stadiumi “Air Albania”.

Në një deklaratë para mediave, Ademi foli për këtë vizitë, si dhe për vëllazëroren që do të zhvillohet më 11 nëntor apo edhe ligjin e sponsorizimit, duke u shprehur

Vizita – Jemi të nderuar që jemi prezent dhe jemi pritur nga presidenti Duka dhe Komiteti Ekzekutiv, për të parë këto objekte të mrekullueshme. Kemi vizituar shumë shtete të Ballkanit, por zyrat e FSHF-së dhe “Air Albania”, janë të nivelit më të lartë. Rastisi kjo vizitë në një ditë shumë të vështirë për Kosovën, për faktin që janë thirrur në Hagë disa udhëheqës të UÇK-së dhe shtetit tonë. Jemi me ta dhe besojmë në pastërtinë dhe drejtësinë e tyre.

Jemi këtu për të falenderuar presidentin Duka që ka qenë një nga promotorët që Kosova të pranohet në FIFA dhe UEFA dhe pjesa e tij është shumë e rëndësishme e për këtë jemi shumë të nderuar. Kemi bërë lobime të mëdha së bashku me ish-presidentin e ndjerë Fadil Vokrri. Duhet të jemi të nderuar që kemi një njeri që është në qeverisjen e futbollit europian.

Ne duam ta falenderojmë publikisht, për të gjitha ndihmesat për futbollin e Kosovës. Këtë ditë do ta shfrytëzojmë për projekte të reja.

Kemi ardhur në përkrahje të rastit të Superiores. Shumë mirë që filloi Superiorja në Shqipëri. Ne e kemi një ligj dhe do të japim mendimin tonë dhe përvojën për ligjin e sponsorozimit nëse do të jetë nevoja. Futbolli është kudo në botë sport primar dhe me impakt shumë të madh në popullatë. Duhet ta trajtojmë futbollin si segment të mirë ekonomik dhe shpirtëror.

Miqësorja – Sfida ndaj Shqipërisë do të jetë gjithmonë një vëllazërore dhe ne do të jemi gjithmonë një vëlla i vogël sa herë që i duhemi Kombëtares, në të gjitha ndeshjet tona dhe me kapacitetet tona FSHF-së.

Ligji i sponsorizimit në Kosovë– Është i prekshëm dhe shumë i lehtë dhe i arsyeshëm. Ne mund të japim përvojat tona në futboll dhe jo vetëm. Në futboll ka më shumë njerëz të interesuar për të investuar. Kemi fatin që në Kosovë janë afruar shumë kompani të mëdha në Ligat tona. Është një ngritje ekonomike, që sjell ngritjen cilësore. Ne me kapacitetet tona, jemi të gatshëm me cilindo të flasim se si po ecën ligji i sponsorizimit.

Çfarë ka më mirë Shqipëria se Kosova? Ka më shumë trajnerë të licencuar dhe cilësorë si edhe futbollistë.

© SYRI.net

Leave your vote

Comments

0 comments

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here