Është shënuar këtë të hënë numri më i lartë ditor i personave që kanë humbur jetën për shkak të koronavirusit. 12 pacientë të infektuar me Covid nuk kanë arritur dot të fitojnë betejën me sëmundjen, më i riu prej tyre vetëm 34-vjeç.

“Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit, kanë humbur jetën 12 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet COVID: një 34-vjeçar nga Durrësi, një 66-vjeçar nga Lezha, një 69-vjeçar dhe një 77-vjeçar nga Pogradeci, një 71-vjeçar nga Berati, një 51-vjeçar, një 56-vjeçar, një 69-vjeçar, 75-vjeçar dhe 78-vjeçare nga Tirana, një 67-vjeçar nga Elbasani, një 70-vjeçar nga Korça, me sëmundje bashkëshoqëruese”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.

Vijon të jetë i lartë numri i personave të infektuar. Gjatë 24 orëve të fundit janë zbuluar 525 raste të reja. Tirana është bashkia me numrin më të lartë të infektimeve.

“222 raste në Tiranë, 38 në Shkodër, 24 në Durrës, nga 21 raste në Krujë, Vlorë, 20 në Berat, 18 në Kukës, nga 15 raste në Kuçovë, Elbasan, 14 në Librazhd, 11 në Lushnje, nga 10 raste në Korçë, Përmet, Malësi e Madhe, Gramsh, 9 në Pogradec, nga 8 raste në Kurbin, Kavajë, Skrapar, nga 6 raste në Fier, Mat, nga 5 raste në Dibër, Peqin, 4 në Tropojë, nga 2 raste në Lezhë, Sarandë, Bulqizë, 1 në Devoll”.

Aktualisht në 3 spitalet COVID, po trajtohen 360 pacientë, 10 në terapi intensive nga të cilët 2 pacientë janë të intubuar. Në 24 orët e fundit janë shëruar 111 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 12,203 që nga fillimi i epidemisë.

Numri i përgjithshëm i personave të infektuar që prej fillimi të epidemisë në vend ka shkuar në 24 731. Prej tyre kanë humbur jetën gjithsej 525 qytetarë.

Ndërkohë ditën e sotme, Komiteti Teknik i Ekspertëve lajmëroi se nga 11 Nëntor do të hyjnë në fuqi masa të reja që nuk do të lejojnë qarkullimin pas orës 22:00 deri në orën 6:00 të mëngjesit. Në po të njëjtën orë, lokalet, baret dhe aktivitetet e tjera tregtare do të mbyllen.

 /tvklan.al

Leave your vote

Comments

0 comments

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here