ELVIS HILA/ Një ngjarje e rëndë ka ndodhur orët e para të mëngjesit të djeshëm në Kurbin, ku një grua ka plagosur rëndë me mjete të forta bashkëshortin. Akti i rëndë ka ndodhur rreth orës 03:00 të mëngjesit të së premtes, brenda banesës së çiftit Deda në fshatin Sanxhak të Kurbinit.

Sqari-dhuna

Sipas informacioneve të Policisë, shtetasja Drane Deda, 58 vjeçe, ka goditur me sqepar në kokë bashkëshortin e saj, Llesh Deda, 61 vjeç.

Ky i fundit ka marrë plagë serioze dhe pasi ka marrë ndihmën e parë në Urgjencën e Laçit është dërguar në Spitalin e Traumës në Tiranë, nga ku mësohet se ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.

Kunata: Kur shkuam te shtëpia gjetëm kunatin të gjakosur

Një e afërme e çiftit, e cila e kishte banesën 100 metra larg tyre, tregoi se rreth orës 03:00 të mëngjesit të djeshëm kanë dëgjuar zhurmë dhe kur kanë shkuar te shtëpia e çiftit e kanë gjetur burrin të gjakosur.

“Rreth orës 03:00 kemi qenë në gjumë dhe burri dëgjoi zhurmë dhe kemi dalë jashtë e shkuam te shtëpia e kunatit. Aty kemi gjetur vetëm burrin të gjakosur, ndërsa gruaja nuk ishte aty. E kanë marrë dhe e dërguan me urgjencë në spital dhe menjëherë kemi njoftuar Policinë. Fillimisht nuk e dinim çfarë kishte ndodhur, por gjithçka u zbardh, pasi gruaja ka shkuar dhe është dorëzuar në Polici. Kanë 10 fëmijë dhe nuk e di çfarë të them se pse ka ndodhur ngjarja, nuk kam aspak dijeni”, tregoi kunata e 58-vjeçares.

Gjatë ditës së premte banesa e familjes Deda ishte e mbyllur dhe nuk kishte asnjë person brenda, por në derën e shtëpisë ishin prezente njollat e gjakut, si dëshmi e asaj çfarë kishte ndodhur.

© Panorama.al

Leave your vote

Comments

0 comments

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here