Bizneset e vogla dhe të mesme në sektorin e prodhimit do të mbështeten nga qeveria me një ndihmë financiare të posaçme prej 4 mijë lekësh për çdo punonjës për të mbuluar një pjesë të shpenzimeve për zbatimin e protokolleve në kuadër të masave antiCovid-19.

187 milionë lekë ose 1.5 milionë euro është fondi total i vënë në dispozicion për zbatimin e kësaj skeme lehtësuese për bizneset cila do të shtrihet për periudhën dymujore Nëntor-Dhjetor.

Kompensimi i kostove është një kërkesë e hershme e industrisë fason, përfaqësuesit e të cilës vlerësojnë si pozitive nismën e qeverisë, ndërsa propozojnë shtrirjen e skemës edhe për fashat e tjera të sipërmarrjes.

Qeveria po zbaton aktualisht në ndihmë të biznesit edhe një program ripunësimi për individët që humbën punën për shkak të pandemisë, duke subvencionuar pagën minimale dhe kontributet për punonjësit, skemë e cila po jep efekte kryesisht për sipërmarrjet fason.

Skemat e nxitjes së punësimit që synojnë amortizimin e goditjes që ka marrë tregu i punës variojnë nga ato afatshkurtra në 4 apo 8 mujore deri në programe afatgjata 1 vjeçare.

Top Channel

Leave your vote

Comments

0 comments

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here