Foto ilustruese

Numri i të prekurve me COVID-19 të gjithë botën ka shkuar mbi 49 milionë.

E gjithë bota po përballet prej 10 muajsh me virusin e padukshëm që po merr aq shumë jetë njerëzish. I gjithë globi po përjeton një ndryshim të rrënjësishëm që nga të drejtat më themelore e deri në mënyrën e jetesës.

Gjithsej 49.088.415 raste me COVID janë regjistruar deri më tani në mbarë botën, sipas “Worldometer”. Numri më i madh i të infektuarve është regjistruar në SHBA, me gjithsej 9.926.637 të prekur.

Pas SHBA-së radhiten India (8.411.724), Brazili (5.614.258) raste, Rusia (1.733.440), Franca (1.601.367), Spanja (1.365.895), Argjentina (1.217.028), Britania (1.123.197), Kolumbia (1.117.977) dhe Meksika (949.197).

Pas shfaqjes për herë të parë në Wuhan të Kinës në dhjetor të vitit të kaluar, koronavirusi është përhapur në mbarë botën, ndërsa deri më tani jetën kanë humbur mbi 1,24 milionë njerëz, kurse mbi 35,2 milionë janë shëruar

Top Channel

Leave your vote

Comments

0 comments

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here