Gara presidenciale në SHBA ka hyrë në një fazë mjaft të nxehtë.

Kandidati demokrat Joe Biden, ndodhet në epërsi të lehtë ndaj presidentit aktual Donald Trump.

Megjithëse Trump nuk mund të jetë më shefi i Shtëpisë së Bardhë, ajo që do të mbahet mend gjatë në memorien e popullsisë botërore është bashkëshortja e tij, Melania.

Kjo pasi ajo është shfaqur plot stil e ngjyra në daljet publike, në krahët e të shoqit president. Madje, edhe pse është përfolur shpesh për të shkuarën e saj si modele, Melania arriti të mbante me dinjitet postin e Zonjës së Parë e SHBA-së.

Emigrantja nga slovenia, ishte modele para se të martohej me Donald Trump. Ajo zakonisht u shmangej daljeve publike, përveç rasteve kur fliste në emër të kauzave që mbështet.

Top Channel

Leave your vote

Comments

0 comments

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here