Ish-Presidenti Bujar Nishani ka reaguar për ligjin organik të mazhorancës lidhur me kompetencat e Presidentit, duke e quajtur këtë një provokim të rëndë për Kushtetutën. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Nishani bën thirrje që askush të mos i kushtojë rëndësi këtij ligji. Pasi sipas ish kreut të shtetit shqiptar, pas 6 muajsh, “Shqipëria do të ketë mundësinë për një revolucion dramatik në legjislacionin e vet, që nga referendumi e deri tek akti më i thjeshtë juridik!”

Pas 6 (gjashtë) muajsh, kam bindjen më të palëkundur që, Shqipëria do të ketë mundësinë për një revolucion dramatik në legjislacionin e vet, që nga referendumi e deri tek akti më i thjeshtë juridik !
“Idiotësia”, nuk do të jetë objekt i atij legjislacioni pasi trajtimi i saj i përket profesionistëve të shëndetit”, shkruan Nishani.

REAGIMI I PLOTE

Idioti provokator ka hedhur në tregun e idiotësive të tij të pafundme të ashtuquajturin “Ligji për Presidentin e Republikës”

Në këtë botë ka “idiotë të dobishëm” dhe “idiotë të dëmshëm”
Idioti i dëmshëm në rastin tonë, nuk ka bërë një ligj për Presidentin e Republikës por ka shkruar një Kushtetutë paralele sipas humorit pervers të sektit që ka krijuar, duke provokuar rëndë Kushtetutën e Republikës, seriozitetin e shtetit, kodet e një shoqërie normale civile.

Idioti i dëmshëm që ka humbur çdo lloj ekuilibri, nuk mund të imagjinoi dot një shtet me “Kryetar Shteti”, me “Institucionin e Presidentit të Republikës”, me “Kushtetutë” “Kode” e “ligje” që rregullojnë e mbrojnë shtetin, sistemin, qytetarin !

Idioti i dëmshëm ka vetëm një model që reflekton! Idiotësinë !

Çdo vend (Republikë) në botë, i madh apo i vogël, i pasur apo i pazhvilluar, në Evropë, Afrikë, Azi apo Amerikë e ka një Ligj për Presidentin e Republikës.

Paçavurja e idiotësisë që paraqitet tek ne nuk ka asnjë lidhje e asnjë ngjashmëri minimale me askënd, me asnjë me askund në botë !

Sot në Shqipëri nuk ka më vlerë asnjë legjislacioni (ose kriminal ose sharlatan) që prodhohet nga minoranca pushtetmbajtëse.

Askush të mos i kushtojë vëmendje e të shpenzojë kohë për të.

Nuk ja vlen për asgjë !

Pas 6 (gjashtë) muajsh, kam bindjen më të palëkundur që, Shqipëria do të ketë mundësinë për një revolucion dramatik në legjislacionin e vet, që nga referendumi e deri tek akti më i thjeshtë juridik !
“Idiotësia”, nuk do të jetë objekt i atij legjislacioni pasi trajtimi i saj i përket profesionistëve të shëndetit.

Korrupsioni, hajdutëria, inkriminimet, shkatërrimet, dhunimet, do të kalojnë rreptësisht në “vrimën e gjilpërës” së atij legjislacioni, për këdo që sot bën rrolin e idiotit !

© Panorama.al


Leave your vote

Comments

0 comments

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here