Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani ka bërë fjalimin e parë për qytetarë pas emërimit të saj në pozitën e u.d të presidentes.

Osmani ka thënë se në këtë kohë kërkohet lidership i fuqishëm, transmeton Telegrafi.

“Veprimet e Dhomave të Specializuara janë rrjedhojë e obligimeve shtetërore të cilat Kosova i ka pranuar. Proceset që vijnë pas nuk do ta dëmtojnë projektin tonë kombëtar për liri i cili është ndërtuar mbi sakrificën e brezave të tërë. Shpreh vlerësimin për të gjithë ata që kanë treguar besim në institucionet tona dhe që u janë përgjigjur ftesave të Dhomave të Specializuara. Beteja për shtet ndërtim, është beteja më e vështire. Kjo kohë kërkon lidership të fuqishëm. Ne kemi nevojë për solidaritet. Do të promovoj vlera, do të angazhohem që Kosova të bëhet shtet dhe ëndrrat e qytetarëve jetësohen”, ka deklaruar Osmani.

Ajo ka kërkuar që qytetarët të qëndrojnë fort e afër njëri-tjetrit.

Gjithashtu, Osmani ka përmendur edhe krimet që Serbia ka kryer në Kosovë.

“Ne, shqiptarët e Kosovës, kemi qenë viktimë e hegjomonisë të një shteti gjenocidal, kurse Serbia ishte shteti që kreu këto krime. Këtë duhet ta themi çdo herë me zë të lartë këtu dhe në çdo vend tjetër. Si ushtruese e detyrës së presidentes do të garantoj funksionimin demokratik të institucioneve, do ta ruaj kohezionin institucional, stabilitetin dhe unitetin e vendit. Zoti e bekoftë Kosovën, popullin e Kosovës dhe miqtë e saj”, tha Osmani.

Ndryshe, Osmani ka pranuar sot zyrtarisht pozitën e ushtrueses së detyrës së presidentes së Kosovës, kjo ka ndodhur pasi ish-presidentit Hashim Thaçit i është konfirmuar aktakuza nga Gjykata Speciale, ku më pas ai ka dhënë dorëheqje nga pozita e presidentit.

Telegrafi/

Leave your vote

Comments

0 comments

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here