Në Mal të Zi, 7 të vdekur e gati 500 raste pozitive me COVID-19

Instituti i Shëndetit Publik i Malit të Zi, ka njoftuar të hënë se në 24 orët e fundit në këtë vend janë shënuar shtatë raste të vdekjes si pasojë e koronavirusit dhe 497 raste të reja pozitive.

Rastet pozitive kanë dalë nga 1.299 mostra të kryera.

Numri i përgjithshëm i të vdekurve nga fillimi i pandemisë është rritur në 320, derisa i të infektuarve në 19.210.

Raste aktive në Mal të zi janë 4.434.

© KOHA.

Leave your vote

Comments

0 comments

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here