Rekord infeksionesh me Covid-19 është shënuar gjatë ditës së sotme në vendin tonë, pasi Ministria e Shëndetësisë njoftoi 421 raste të reja brenda 24 orëve të fundit.

Prej këtyre, 30 të infektuarve janë konfirmuar në Berat.

Të infektuarit e Beratit janë: 2 infermiere , 2 punonjës të burgut , 1 në fasoneri , 1 në Hipotekë ,1 nxënës shkolle, 1 shitës , dhe rastet e tjera pensionistë.

Situata e pandemisë në vend vijon të jetë shqetësuese, ndërsa ministria raporton çdo ditë shifra rekord. Fatkeqësisht vijon të jetë i lartë edhe numri i personave që humbin jetën si pasojë e virusit të rrezikshëm. Në 24 orët e fundit u konfirmuan 7 të vdekur./ abcnews/

© SYRI.net

Leave your vote

Comments

0 comments

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here