Pas rritjes së numrit të rasteve me Covid-19 në Kosovë, ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka paralajmëruar se do t’i ashpërsojnë masat.

Këtë e bëri të ditur Zemaj pas takimit me komandatin e KFOR-it, Gjeneral major Michele Risi, me të cilin tha se ka diskutuar lidhur me luftimin e koronavirusit.

Postimi i plotë:

Në takim me komandatin e KFOR-it, Gjeneral major Michele Risi, kemi bashkëbiseduar për aktualitetin dhe shqetësimin lidhur me luftimin e virusit Covid 19.

Duke u bazuar në rritjen e rasteve pozitive në dy javët e fundit, do të jemi të detyruar që edhe më tej t’i ashpërsojmë masat.

Është vlerësim i përbashkët që para së gjithash, për siguri, duhet ta ruajmë shëndetin publik, andaj edhe duhet të veprojmë për të parandaluar përkeqësimin e gjendjes.

E falenderova Gjeneralin për tërë përkushtimin që ofron KFOR-i për sigurinë e qytetarëve tanë, paqes dhe stabilitetit në gjithë territorin e Kosovës.

Të veprojmë menjëherë, duke shmangur levizjet e panevojshme, të qëndrojmë në shtëpi dhe të respektojmë masat anti Covid! 

/Lajmi.net/

Leave your vote

Comments

0 comments

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here