Doberdoli është një fshat që shquhet për vendndodhjen e tij në krahinën e njohur si Llapushë që është pjesë e komunës së Klinës. Rubrika “Traditat shqiptare” kësaj radhe sjell traditat nga ky vend me banorin e këtij fshati që quhet Mark Pjetri.

Rrethuar nga të gjitha anët me një peizazh kodrinor, fshati Doberdol shquhet për vendndodhjen e tij në krahinën e njohur si Llapushë.

Pjesa dërmuese e banorëve të fshatit janë të fesë katolike.

Por, si kanë qenë traditat dhe si qëndrojnë ato në ditët e sotme askush nuk i kujton më mirë se sa të moshuarit.

Mark Pjetri thotë se në fshatin e tij asnjëherë nuk janë bërë dallime.

“Në katundin tonë asnjëherë nuk kemi pasur inate. Nuk kemi as tash. Nuk janë as 100 vjet që ka qenë i besimit katolik e tash është bërë mysliman. Babagjyshërit i kemi pasur bashkë në një shtëpi. Populli shqiptar nëse e di çfarë është gjaku shqiptar nuk do të ketë inate. Por nëse nuk e do gjakun e vet gjithçka do të jetë më e vështirë. Nëse bën dallime në këtë vend nuk je i mirëseardhur në asnjë familje”, deklaroi për RTV Dukagjinin, Mark Pjetri.

Dhimbja e tij më e madhe është tek respekti dhe mirëkuptimi që dikur njerëzit kanë pasur mes vete ndërsa sot mungo

“Dashnia e këtij populli tash ka humbur. Dikur na ishte djegur shtalla me duji. Kemi lëshuar zë dhe kanë ardhur njerëz nga fshatra të ndryshëm për të ndihmuar në shuarjen e zjarrit”, tregon i moshuari.

Edhe në fshatin Doberdol, Kanuni i Lekë Dukagjinit ka pasur fuqinë e tij, madje Pjetri tregon rastet më të vështira që kanë përjetuar.

“Njeriu më së shumti dënohet kur të prek në moral. Kanuni e as tradita shqiptare nuk e kanë falur prekjen në moral”.

Në ditët e sotme, ndarjet mes çiftëve janë më të shpeshta dhe sipas tij në çështjet e tilla femra mbetet prapë ajo që dëmtohet më së shumti.

“Ka ardhur një kohë e keqe. Po merret vajza dhe pas dy viteve po lëshohet. Jeta e saj nuk do të ketë më përmirësim. Ajo është e shkelmë. Vajzë më nuk është. Jeta e saj është përgjysmua”, tregon pleqnari.

Në të kaluarën, e ardhmja e një femre që ndahet nga bashkëshorti duhej të sigurohej.

Por, a ka pasur mundësi një femër pasi është ndarë të zgjedh për martesë?

“Femra që është nda nga burri nuk ka mundur më të zgjedh. Sot po të jetë bukuroshe, me mençme e shkolluar ndoshta e merr më të mirë se burrin e parë, por në atë kohë nuk e ka marrë kush. Ajo është lëshua. Pa pasur ndonjë pikë të dobët nuk ka mundur të lëshohet [divorcohet]”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Atë që nuk ka përkrahur asnjëherë Pjetri kanë qenë martesat e femrave të ndara me më të moshuar tek feja myslimane sepse ai pohon që në fenë e krishterë raste të tilla nuk kanë ndodhur.

Një traditë për të cilën ai fol me mall është me besën e shqiptarit që sot e cilëson si të humbur.

“Sikur të më vdes ndonjë i dashur më vjen kur flas për humbjen e besës te shqiptarët. As shumë është shkel e zvogëluar sa që mu çudit njerëzit. Tjerët kur kanë dashur të betohen kanë thënë “ma jep besën e shqiptarit”. Kur ke udhëtuar me një njeri besnik ka qenë sikur të udhëtosh me vëllain”, tregon më tej i moshuari.

Për të rinjtë, ku një pjesë e madhe po synojnë shtetet e jashtme,  porosia e tij është që të mos harrojnë atdheun e tyre, ndaj i uron më një mit të lashtë.

/RTV Dukagjini/Telegrafi/

Leave your vote

Comments

0 comments

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here