Kryeministri Edi Rama ka publikuar në faqen e tij të ‘Facebook’ pamjet e shkollës së sapopërfunduar në Durrës, e cila u dëmtua nga tërmeti i 26 nëntorit.

Kreu i qeverisë theksoi se shkolla ‘Shaqe Mazreku’ është dallëndyshja e parë e një grupi prej plot 173 të tilla.

Rama tha se kjo shkollë do shkëlqejë të gjitha shkollat e kësaj rilindjeje pas shkatërrimit dhe të gjitha projektet e realizuara me punë të palodhur e me durim.

REAGIMI I RAMËS

Këto pamje të shkollës së sapopërfunduar në Durrës, dallandyshja e parë e një grupi prej plot 173 të tillash në krejt zonën e fatkeqësisë, janë përgjigja ime sot për të gjithë ata që përqeshin zanafillat e punëve në 3D apo përgojojnë papushim punën e pandërprerë, pa orar, qysh nga mëngjesi i 27 nëntorit 2019 për ta kthyer goditjen tragjike në një pikënisje të re, për mbi 25 mijë familje të prekura nga tragjedia, e mijëra e mijëra fëmijë të mbetur pa shkollën a kopshtin e tyre…

Si kjo shkollë do shkëlqejnë të gjitha shkollat e kësaj rilindjeje pas shkatërrimit dhe të gjitha projektet e realizuara me punë të palodhur e me durim, deri kur të kemi vendosur tullën e fundit të Rindërtimit
#Vizion #Punë #Durim

Leave your vote

Comments

0 comments

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here