Holanda ruan skepticizmin  lidhur me negociatat, kryesisht për Shqipërinë  duke kërkuar  përparim në kushtet e vëna.

Qeveria holandaze  nuk e ka ende një vendim  final për uljen në tryezën e parë qeveritare të Shqipërisë me BE-në. Edhe pse vlerëson progresin e bërë, ajo kërkon përparim të mëtejshëm.

Qeveria e Holandës nënvizon se është e rëndësishme krijimi Gjykatës Kushtetuese funksionale në Shqipëri, amendimi i ligjit të medias sipas rekomandimeve te Komisionit te Venecias si dhe vijueshmëria e punës me ndërtimin e track-record në luftën kundër krimit te organizuar dhe korrupsionit.  Një here qe te gjitha kushtet e vendosura ne Mars 2020 sipas konkluzioneve te Këshillit Europian të jenë përmbushur, do te zhvillohet Konferenca e Pare Ndërqeveritare.

Në një reagim në rrjetet sociale raporteri për Shqipërinë në parlamentin Hollandez Pieter Omtzingt dha detaje të debatit parlamentar.

“Qeveria holandeze, ministri Blok, deklaroi qartë se Shqipëria nuk i përmbush parakushtet për Konferencën e Parë Ndërqeveritare. Kjo do të thotë se ai nuk do të japë pëlqimin. Problemet e diskutuara përfshijnë vendet vakante në Gjykatën e Lartë, ndjekjen penale të krimit në nivelet e larta dhe reformën zgjedhore, veçanërisht pjesën e dytë të njëanshme të asaj ‘reforme‘”, tha Pieter Omtzingt

Mbrëmë qeveria holandeze  dërgoi në Parlament vlerësimin e saj për paketën e zgjerimit  të Komisionit Europian, pjese e se cilës ishte dhe raport progresi për Shqipërinë për 2020.  Ndryshe nga Shqipëria Hollanda   për Maqedoninë e Veriut  thotë se përparimi është i dukshëm.

/Top Channel

Leave your vote

Comments

0 comments

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here