Gjykata Speciale ia ka konfirmuar aktakuzën Rexhep Selimit.

Këtë e ka bërë të ditur vet Selim nëpërmjet llogarisë së tij Facebook.

Ai ka thënë se do të udhëtojë nesër për në Hagë.

“Të nderuar miq, bashkëluftëtarë, qytetarë e bashkëkombës të mi! Sonte në orët e mbrëmjes jam njoftuar nga Dhomat e Specializuara se ka një aktakuzë të konfirmuar për mua. Prandaj, po e ndjej për obligim t’ju njoftoj se nesër do të udhëtoj për Hagë (Holandë) që të përballem me këtë sfidë që i është vënë Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, para së gjithash”, ka deklaruar Selimi.

Deputeti i LVV-së, ka thënë se po niset në Hagë dhe do të kthehet kokë lartë dhe se ideali i UÇK-së është mbi të dhe mbi këdo tjetër.

“Unë po shkoj me kokën lart dhe kurdo që kthehem do kthehem po ashtu me kokën lart sepse isha, jam dhe do të jem ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për të cilën jam i gatshëm të jap gjithçka nga vetja ime. Ideali i asaj ushtrie të lavdishme është mbi mua, mbi këdo, mbi gjithçka. Mirë u takofshim në fitoren e Ushtrisë Çlitimtare të Kosovës! Kam ditur e do të di gjithmonë ta mbroj lirinë e popullit, shtetin e Kosovës dhe UÇK-në e lavdishme”, ka shkruar Selimi./Telegrafi/

Leave your vote

Comments

0 comments

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here