Nga MPB informojnë se kanë arrestuar një person nga Struga i cili dyshohet se ka zhvatur para nga pronarët e objekteve hotelerike.

“Oficerët e policisë nga Departamenti i Policisë Kriminale në Byronë Publike të sigurisë në koordinim me Departamentin e Operacioneve Speciale të Policisë më 04.11.2020 në orën 16:45 afër një hoteli në Strugë arrestuan S.N. (43) nga fshati Veleshtë, një sulmues i cili në disa raste nga pronarët e objekteve hotelierike zhvatur para.

Pas masave dhe aktiviteteve të ndërmarra, S.N. është vërejtur afër hotelit me një xhip, ndërsa është arrestuar, dhe gjatë kontrollit tek ai janë gjetur një pistoletë me pesë plumba.

S.N. është dërguar në stacionin policor Strugë, ndërsa ndaj të do ngriten parashtresat e duhura”, thonë nga MPB.

/Telegrafi/

Leave your vote

Comments

0 comments

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here