Në takimin me të mandatuarin për kryeministër, Zdravko Krivokapiq, nuk u ra dakord se kujt do i përket sektori i sigurisë, por nuk ka asnjë kompromis me ne, sepse ne nuk do të luajmë bixhoz me Malin e Zi, tha udhëheqësi i Lëvizjes Qytetare URA, Dritan Abazoviq.

“Nuk është rënë dakord, por nuk ka asnjë kompromis me ne, sepse ne nuk do të luajmë bixhoz me Malin e Zi. Për sa kohë që varet nga ne, nuk do ta bëjmë. Nëse nuk u përshtatet atyre, nëse duan të prezantojnë njerëz që nuk janë të mirë me këtë vend … Unë nuk mund ta pranoj atë dhe janë të lirë të gjejnë katër deputetë të tjerë për ta bërë shumicën”, tha Abazoviq, raporton rtcg.

Tani, thotë ai, gjithçka është në duart e Krivokapiqit. Më konkretisht, siç thotë politikani shqiptar, varet nga ai nëse Mal i Zi do të udhëhiqet prej ekspertëve apo jo, transmeton Telegrafi.

Duke folur nëse e shihte veten si Ministër i Brendshëm, Abazoviq thotë se mund ta shihte veten në atë pozitë, por që nuk ka asnjë problem për vendin e tij, për sa i përket kësaj shumice të re, të jetë në parlament.

“Unë e shoh veten atje. Nëse dikush mendon se mund të ndihmojë diku tjetër, unë do të jem, por ta shkel veten …, kjo më irritoi shumë në lidhje me udhëheqësit e tjerë të opozitës. Dritan Abazovic nuk do të jetë problem”, pohoi ai.

Ndryshe, Krivokapiq ka ndarë tashmë tre poste ministrore për koalicionin URA si dhe një post të zëvendëskryeministrit, i cili do të merret me sigurinë. 

Telegrafi/

Leave your vote

Comments

0 comments

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here