Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev, informon se Qeveria në seancën e sotme ka sjellë vendim për masa të reja për parandalimin e coronavirusit.

Sipas vendimit të Qeverisë, shkurtohet koha e punës së objekteve hotelierike deri në ora 21:00, përveç me porosi dhe shërbime në sportel.

Ky vendim vlen edhe për objektet hotelerike në pompat e benzinës, ndërsa përjashtohet ato në aeroportet e Shkupit dhe Ohrit.

Qeveria gjithashtu ka sjellë vendim për ndalesë për grupim të më shumë se katër personave në hapësira publike, pas orës 21:00.

Zaev njofton se Qeveria ka miratuar rekomandim për të gjithë qytetarët e vendit dhe të huajt, që pas orës 21:00 të mos lëvizin në hapësira publike nëse nuk kanë nevoja urgjente.

/Telegrafi/

Leave your vote

Comments

0 comments

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here