31/10/2020 – 18:18

Nga takimi me të rinjtë e Korçës, kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi u shpreh se qyteti i tyre nuk është më si më parë. Duke akuzuar qeverinë aktuale, ajo u shpreh se është ajo fajtore që të rinjve të këtij vendi nuk iu ka ofruar punë, duke i detyruar ata të ikin. Pasi e cilëson qeverisjen Rama si të keqen e shqiptarëve, ajo ftoi qytetarët e Korçës dhe jo vetëm, që në zgjedhjet e 25 prillit t’ia besojnë votën e tyre LSI-së, duke shpalosur edhe një program ekonomik e social para tyre.

Kryemadhi: Sot do dëshiroja të flisja për qytetin e Korçës, që është një nga qytetet më të bukura që ka Shqipëria, për shkak të historisë, për shkak të traditës, për shkak të kulturës, për shkak të universitetit, që edhe pse ne dëgjojmë problematika pafund, duke filluar që nga tarifa e deri te mësimdhënia, kushtet apo mungesa e kërkimit shkencor në universitete. Sido që të jetë është një qytet që e fusim në listën tonë të qyteteve më të preferuara.

Por kur pyesim korçarët, sidomos të rinjtë dhe të rejat, a jeni më mirë seç ishit 4 vite më parë, apo 8, 12, apo edhe 20 vite më parë, prindërit e tyre i dëgjon jo. Një gjimnazist thotë nuk e di, gjyshërit thonë njëherë e një kohë, e kështu me radhë. Po të shkosh të pyesësh a ka më shumë vende pune sot në Korçë, njerëzit thonë jo ka më pak. A ka më shumë të rinj në Korçë sot? Jo thonë, janë larguar. A ka më shumë investime në Korçë sot? Jo thonë, investohet për të tretën herë në të njëjtin projekt.

A ka më shumë familje të reja në Korçë? JO thonë, largohen çdo ditë e më shumë. E pra kur shikojmë atë që ndjejmë çdo ditë, Korça një qytet që të ofron traditën, familjen, jeni të lidhur më ngushtë me njëri-tjetrin, mendoni se si mund të jetë Tirana, Durrësi, Elbasani, Fieri e të gjitha me radhë. Çdo ditë e më shumë shtëpitë tona dhe qytetet po zbrazen sepse fëmijët tanë nuk kanë mundësi. Nuk iu ofrohet punësimi, arsimi, shërbimi shëndetësor, infrastruktura dhe lëvizja e lirë, ajo që është më e rëndësishme, nuk i ofrohet shpresa.

Prandaj ne si LSI kemi menduar që të gjejmë rrugën më të mirë që nuk është duke iu ftuar të votoni Monikën, votoni LSI. Ne mendojmë që rruga më e mirë për fëmijët tanë, për Shqipërinë, për fëmijët e shqiptarëve është që ne t’iu ofrojmë LSI. Ne iu ofrojmë LSI-në, këtë parti politike që ka një histori 16 vjeçare e krijuar nga një grup të rinjsh eurosocialistë shqiptarë, nga disa intelektualë të pavarur që iu bashkuan nismës politike të 16 viteve më parë të Ilir Metës, sot President i Republikës.

Iu ofrojmë sot këtë investim disa vjeçar për ju të rinj dhe të reja, për ju brezin e pedagogëve të rinj që duan të ndryshojnë realitetin. Për brezin e Ismeraldës, Fabjolës, Krenarit, për kushërinjtë tuaj, për shokët tuaj. Merrini dhe kthejini në një pedant që t’ju shërbejë ju për ta kërcyer dhe për ta çuar Shqipërinë drejt BE.

Në takimin e sotëm, e shoqëruar nga Sekretari i Përgjithshëm Endrit Braimllari dhe nënkryetari Petrit Vasili, kryetarja e LSI-së shpërbndau disa karta anëtarësie për të rinjtë që janë pjesë e LRI-së.

/oranews

Leave your vote

Comments

0 comments

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here