Dashi-Jeni shumë të sjellshëm saqë nuk doni që t’i përmendni disa probleme partnerit. Megjithatë tashmë jeni më të pjekur dhe të gatshëm që të përballeni me çfarëdo lloj gjëje që vjen. Duhet që të bisedoni dhe nuk është nevoja që të krijoni skena. Thoni ato që keni në gjoks me sinqeritet dhe do të gjendet një zgjidhje.

Demi-Do të ndiheni të inkurajuar për t’u socializuar më shumë seç duhet për pak kohë. Sigurohuni që të shkoni dhe t’i flisni personit që ka qenë duke ju admiruar nga larg. Nuk është nevoja që të tregoheni agresivë. Mund të përfitoni duke folur nga mendja dhe duke qenë të sinqertë.

Binjakët-Përdorni energjinë pozitive emocionale për të zgjidhur një situatë sa i përket interesave dashurore. Është një ditë e shkëlqyer për të diskutuar. Kjo do t’ju bëjë që të shprehni ndjenjat dhe t’ju largohen ndjenjat e këqija.

Gaforrja-Mund të ndjeni një sfidë mes vetes dhe miqve sa i përket një personi që të gjithë e keni qejf. Nuk mund ta nxirrni të gjithë njëkohësisht për një takim, por ju duhet të jeni më luftarakë. Është momenti i duhur për ta fituar këtë sfidë.

Luani-Zakonisht ju pëlqen që të qëndroni të qetë dhe të rezervuar. Tashmë do të ndiheni të inkurajuar për t’u shkëputur nga sjellja e zakonshme. Nëse është e nevojshme t’i thoni një personi se sa i rëndësishëm është për ju, atëherë ky është momenti i duhur për ta bërë. Por bëjeni shpejt, përpara se kurajoja të zhduket.

Virgjëresha-Në një ditë si kjo me shumë mundësi duhet që të shkoni diku me personin e zemrës. Të dy e shijoni njëri-tjetrin pasi keni natyra kompetitive.

Peshorja-Rrethoheni nga një energji e madhe pozitive. Është momenti për një aventurë sëbashku me shpirtin binjak. Duhet që të jetë romantik që ta shijoni të dy.

Akrepi-Shikoni gjëra negative në lidhjen aktuale. Duhet që të mos e humbisni toruan pasi janë shumë gjëra në rrezik. Merrni pak kohë dhe shkoni diku për t’u qetësuar. Kur të jeni gati shkoni dhe bisedoni dhe gjërat do të zgjidhen.

Shigjetari-Mos e zemëroni partnerin. Sot do të përballeni me fakte dhe do të nisni një proces të gjatë për lidhjen në çift. Mund t’ju duket paksa e vështirë, por në fund do të zgjidhen të gjitha problemet.

Bricjapi-Do të ndiheni të inkurajuar për t’i treguar të gjitha. Megjithatë në një moment do ta mbani veten. Ky është një gabim, sidomos duke parë situatën dhe si po rrjedhin gjërat. Mos u tallni me të vërtetën, thjesht përballuni me të dhe do të zgjidhen problemet.

Ujori-Mos u fshihni nëse e gjeni veten në një situatë ku mund të ballafaqoheni me shpirtin binjak për një çështje të një rëndësie të veçantë. Është më mirë që të flisni spontanisht dhe gjërat të rrjedhin natyrshëm.

Peshqit-Nëse po kërkoni romancën perfekte duhet t’ju paralajmërojmë se nuk vjen lehtë. Fillimisht  mund të mos e pëlqeni njëri-tjetrin, por më vonë do të futeni në disa biseda të thella. Shumë shpejt do të ndryshoni mendim për njëri-tjerin.

/tvklan.al

Leave your vote

Comments

0 comments

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here