Bashkia Lezhë njofton se në bashkëpunim me Qendrën Rinore Tiranë  kanë ndërmarrë nismën   “Dhuro dhe ti – Ngroh një shpirt” për t’u ardhur në ndihmë familjeve në nevojë.

Kjo nismë kërkon angazhimin e përbashkët për një kontribut më të madh kundrejt këtyre familjeve, ku secili mund të shprehë vullnetin e mirë për të kontribuar duke dhuruar diçka nga vetja për ta ndarë me të tjerët.

Në kushtet kur pandemia ka dëmtuar jo pak ekonominë e familjeve shqiptare lind nevoja që secili brenda mundësive të kontribuojë me veshje (për fëmijë dhe të rritur), lodra, ushqime etj. Afati i mbledhjes së ndihmave do jetë nga data 02.11.2020 deri me datë 06.11.2020” shkruhet në njoftimin e Bashkisë.

Të gjithë qytetarët të cilët duan të bëhen pjesë e kësaj nisme dhe të japin kontributin e tyre mund të paraqiten pranë Qendrës Kulturore të Fëmijëve “Gjergj Lacaj” (Ish-Pallati i Pionerit)  nga ora 09:00 deri në orën 16:00.

Ne kemi ardhur me asgjë, ne do të shkojmë me asgjë, por një gjë e madhe që ne mund të arrijmë në jetën tonë të bukur është … Një kujtim i vogël në mendjen e dikujt  dhe një vend i vogël në zemrën e dikujt” përmbyllet mesazhi i bashkisë.

SCAN

Leave your vote

Comments

0 comments

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here