Këtë të hënë, një rekord rastesh të reja ditore është konfirmuar në Maqedoninë e Veriut.

Gjatë 24 orëve të fundit, Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur se janë bërë 1.325 testime dhe janë regjistruar 565 raste të reja me koronavirus dhe kanë humbur jetën 21 pacientë.

Ndërkohë mediat bëjnë me dije se rastet e raja të orëve të fundit jaënë konfirmuar në në Shkup, 230 raste, në Kumanovë 35, Prilep 65, Shtip 13, Tetovë 39, Strugë 1, Veles 27, Manastir 15, Kavadar 10, Ohër 3, Gostivar 27, Gjevgjeli 13, Strumicë 17, Kriva Pallankë 6, Radovish 7, Krushevë 3, Koçani 15, Probishtip 3, Berovë 5, Vallandovë 3, Vinicë 3, Dellçevë 2, Kratovë 6, Sveti Nikole 4, Kërçovë 3, Negotinë 9 dhe Resnjë 1.

Gjithashtu gjatë orëve të fundit janë shëruar 154 pacientë.

Ndërkohë nga fillimi i pandemisë e deri më tani janë konfirmuar të infektuar me Covid 32997 pacientë, ku prej tyre 21244 janë shëruar dhe 1025 kanë humbur jetën.

© SYRI.net

Leave your vote

Comments

0 comments

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here