Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratorët private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.374 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 486 raste pozitive dhe janë raportuar 9 viktima nga koronavirusi.

Instituti I Shëndetit Publik njofton se janë shëruar 30 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 15.641 raste, kurse numri i rasteve aktive është 4.317.

Numri total i rasteve pozitive është 20.655 raste nga 97.148 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 697 raste të vdekjes.

© SYRI.net

Leave your vote

Comments

0 comments

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here