Kryedemokrati, Lulzim Basha, gjatë një takimi me studentët, bëri një lapsus duke ngatërruar muajin e zgjedhjeve.

Në vend që të thotë zgjedhjet e 25 prillit, Basha ka thënë ‘zgjedhjet e 25 qershorit’. Ky lapsus nuk i ka shpëtuar kryeministrit Edi Rama i cili e ka ironizuar në rrjetet sociale.

“Kjo punë do marrë fund me 25 qershor,” thotë Basha, ndërkohë që zgjedhjet janë më 25 prill.

“U shtynë zgjedhjet në 25 qershor??? Eh mër Artist ti je njish fiks për dysh,” shkruan Rama në Instagram.


Po ashtu kryeministri Edi Rama ka publikuar një video të Bashës nga takimi ku thotë “Dhe për ata që vijnë me të ardhura mbi 640 milion lekë do t’u përgjysmohet tarifa”.

“Obobo studentëve me të ardhura mbi 640 milionë lekë (në muaj besoj) do t’iu përgjysmohet tarifa. Të reja apo të vjetra o Njish”, shkruan Rama.

Top Channel

Leave your vote

Comments

0 comments

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here