31/10/2020  

Kryeministri Edi Rama nga Kukësi ka folur sot për atë pse ai dhe PS kërkon një mandat të tretë qeverisës dhe projektet e reja të qeverisë.

“Shumë kush pyet pse na duhet një mandat i 3, pse unë kërkoj së bashku me skuadrën një mandat të 3. Për një arsye shumë të thjeshtë sepse kthesa që kemi marrë, e çon Shqipërinë në një nivel tjetër që nuk mund të zbrapset, ku shumë çka ka nisur të marrë formë, si aeroporti.

Ata që duan të vijnë në krye të vendit, pa asnjë reflektim. Çfarë ndodhi me rrugën e Kombit, a u arrit si vepër nga fillimi në fund, me te gjithë standardet e sigurisë? Përkundrazi, edhe ajo rrugë që u përurua për zgjedhje sikur të ishte bashkimi i Shqipërisë dhe Kosovës dhe jo thjesht hapja e një tuneli, që dhe ky i papërfunduar u la rrugëve.

Në një situatë ku shumëkush ka rrezikuar sidomos në dimër kur shumë kush ka kaluar, u la rrugëve për tu kthyer në burim aksidentesh. Shikoni ç’po ndodh sot me rrugën e Kombit, një ndryshim cilësor i standardeve, i të ndërtuarit në funksion të çdo qytetari.

Shikoni se çfarë vepre e jashtëzakonshme inxhinierike po merr formë në nyjën kryesore. Shikoni aeroportin, sa herë e keni dëgjuar që do çelet, sa fushata janë dashur deri në ditën që aeroporti u kthye në kantier ndërtimi, se ka dhe ata që thonë aeroporti aty ishte, por në fakt nuk ishte as gati, as gjysme gati, ishte një pistë e ndërtuar nga emirati i vendeve arabe.

Nuk ishte absolutisht një pistë që mund të shërbente si aeroport ndërkombëtar, për të ulur këtu avionët e pasagjerëve. Ja ku jemi sot , në një punë instensive, me një terminal që tashmë ka marrë formë për një aeroport.

120 vota do t’i ketë nga unë PD ja këtu se do marr ata që kanë sharë më shumë në fb time, i ftoj të shajnë më shumë, se do kenë një vend në avion.
Do jetë aeroport që do ketë linja që si ka Tirana e as Prishtina, do sjell 1000 vende pune direkte dhe të tjera që do vijnë si rrjedhojë e punës.
Shumë më thonë çi do se ne s’kemi, bukë, po ju them se aeroportet janë investime shumë të mira që sjellin të ardhura, se nuk janë pista vrapimi.

Shishtaveci, ëndërr e kahershme për një pikë turistike atje, si një resort skish, po ca mund të bëjë atje kur s’kishte rrugë. Por duke pas aeroportin këtu mundësia për ta zhvilluar atë bëhet më reale.

Industria aeroportuale është goditur më shumë nga covidi.

Aeroporti i Sarandës , nëse Shqipëria ka 4 destinacione që ofrojnë gjëra të ndryshme potenciali ynë është shumë herë dhe shumë më shpejt i realizueshëm . Prandaj Rinasi është i shtrenjtë se s’ka konkurrencë, kur të ketë në Sarandë e Kukës, do ulen çmimet. Sot Rinasi është monopol dhe ne nuk vëmë dot kushte se nuk jemi në komunizëm.

Imagjinoni tani që PS ta ndërpresë këtë, se çfarë ndodh me ata që duan të vijnë, për fat të mirë i njohim i kemi parë në punë, e kanë pasur mundësinë të bëjnë ça kanë premtuar, por janë të pakualifikueshëm për një vend pune, se dhe një vend pune në parlament e lanë, dalin rrugëve tani si të dehur.
Ata e kanë pasur mundësinë të luajnë në shtëpi por dolën të humbur, më thoni një sfidë që e fituan kur ishin në fushë”, tha Rama.

Top Channel

Leave your vote

Comments

0 comments

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here