Si çdo vit tjetër gjatë stinës së verës, edhe gjatë kësaj vere Prizrenit do të jetë qyteti më i vizituar nga turistët e huaj por edhe bashkatdhetarët nga diaspora.

Kështu që për të gjithë ata të cilët do ta vizitojnë Prizrenin, këto janë disa vende që patjetër duhet ti shihni dhe pse jo të kaloni atje një pjesë të kohës tuaj me miqtë apo familjen

1. Muzeu dhe Kompleksi i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit

Kompleksi i Lidhjes së Prizrenit vazhdon në mbetet një nga vendet që të gjithë duan ta vizitojnë për arsye të shumta, disa prej tyre nuk kanë pasur rastin më herët kurse të tjerët e sidomos mërgimtarët i sjellin fëmijët me qëllim që ata të kenë rastin për tu njohur me historinë dhe traditën shqiptare. Lokacioni është shumë lehtë për tu gjetur pasi që ndodhet në distancë ecje nga sheshi Shadërvan.

2. Kalaja e Prizrenit

Kalaja e Prizrenit përmban në vete një pjesë të rëndësishme të historisë së lashtë të qytetit. Kalaja vazhdon të mbetet një nga vendet kryesore për tu vizituar nga të gjithë ata që vijnë në Prizren, nuk ka rëndësi se sa herë vijnë por se secilën herë duan ta shohin pamjen nga lartë që të lë pa frymë.

3. Kafiç

Një nga vendet më të veçanta në Prizren ku mund të ndaleni për tu freskuar me ndonjë pije apo edhe kafe, ambient i ngrohtë me kombinim të artit dhe tradicionales, ku atmosfera do të ju bëj të ndiheni si në shtëpi.

4. Lumbardhi

Është një hapësirë e re e hapur vetëm pak javë më parë, dhe ndodhet në hapësirat e Kino Lumbardhit, një hapësirë alternative ku kombinohen shumë aktivitete si nga ato kulturore (mbrëmje muzikore me artistë të rinj), debate, shfaqje filmash etj. Diçka e re dhe e nisur nga të rinjtë por me një program shumë të larmishëm e sigurisht se gjatë verës do të ketë edhe më shumë risi dhe ngjarje.

5. Kinematë e Dokufestit

Dhe ju që u jepet rasti të jeni në Prizren nga 8 – 16 gusht kurrsesi nuk bën ta humbisni rastin që të ndiqni festivalin e filmit dokumentar Dokufest, të shihni filma, ti ndiqni debatet gjatë ditës apo edhe të argëtoheni në ndejat e mbrëmjes. /lajmi.net/

Leave your vote

Comments

0 comments

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here