
Një vjedhje e rëndë ka ndodhur dje në fshatin Krajkë të Prizrenit. Persona të panjohur kanë hyrë në një shtëpi ku kanë vjedhur para dhe stoli ari në vlerë 90 mijë euro.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, togeri Shaban Osmanollaj.
Ai ka thënë se rasti është duke u hetuar.
“Më datë 29.10.2020 rreth orës 18:10 minuta, një qytetar nga fshati Krajkë-Has e ka njoftuar policinë në Prizren, se nga persona të panjohur janë vjedhur një sasi e të hollave dhe arit. Sipas viktimës shuma e të hollave është 50.000 euro ndërsa vlera e arit 40.000. Është bërë shikimi i vendit të ngjarjes nga njësitë e specializuara kriminalistike dhe rasti është duke u hetuar nga njësia e hetimeve rajonale në Prizren”, ka thënë Osmanollaj.
Burimi:/Telegrafi/
Comments
0 comments